Bota

OKB-ja qorton Izraelin për kërkimin e 'kontrollit të plotë', mbi territorin e pushtuar palestinez

Izraeli u tërhoq nga Gaza në vitin 2005, me ndihmën e Egjiptit. Autoritetet palestineze kanë kufizuar vetëqeverisjen në Bregun Perëndimor

8 Qershor 2022, 14:12 Nga d.d
OKB-ja qorton Izraelin për kërkimin e 'kontrollit të
Foto ilustruese

IZRAEL-Një komision i pavarur hetimor i ngritur nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se Izraeli duhet të bëjë më shumë sesa t'i japë fund pushtimit të Gazws që palestinezët duan për një shtet.

Sipas CNN, Izraeli nuk ka ndërmend t'i japë fund okupimit" dhe po ndjek kontroll të plot mbi atë që e quan Territori i Pushtuar Palestinez, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor, i cili u pushtua nga Izraeli në një luftë të vitit 1967.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha: "Është një raport i njëanshëm me urrejtje për Shtetin e Izraelit dhe i bazuar në një seri të gjatë raportesh të mëparshme".

Ndërsa nxitur nga konflikti 11-ditor i majit 2021, në të cilin vdiqën 250 palestinezë dhe 13 persona në Izrael, mandati i hetimit përfshin shkelje të supozuara të të drejtave të njeriut para dhe pas kësaj dhe kërkon të hetojë shkaqet rrënjësore të tensioneve.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price, përsëriti kundërshtimin e Uashingtonit ndaj hetimit dhe tha se raporti nuk bën asgjë për të lehtësuar shqetësimet e SHBA .

Izraeli u tërhoq nga Gaza në vitin 2005, me ndihmën e Egjiptit. Autoritetet palestineze kanë kufizuar vetëqeverisjen në Bregun Perëndimor, i cili është i mbushur me vendbanime izraelite. Luftimet në Gaza u shoqëruan me dhunë, midis qytetarëve hebrenj dhe arabë.

Autoriteti Palestinez vlerësoi gjithashtu raportin dhe bëri thirrje për përgjegjësi "në një mënyrë që i jep fund pandëshkueshmërisë së Izraelit".

Raporti do të diskutohet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë javën e ardhshme.

Shtetet e Bashkuara u larguan nga Këshilli në vitin 2018 për atë që e përshkroi si "paragjykim kronik" kundër Izraelit dhe u ribashkuan plotësisht këtë vit.

Sondazh

Poll