Bota

U zhvendos disa muaj më parë, Kryeziu jep detaje për shtëpinë ku banon Kurti: U bë për arsye sigurie

Në një postim në Facebook Kryeziu shpjegoi se Kurti paguan 250 euro qera në muaj për një shtëpi e cila është në pronësi të dy bashkëatdhetarëve Blerim dhe Shega Zagragja të cilët jetojnë në Norvegji.

8 Qershor 2022, 13:30 Nga d.a
U zhvendos disa muaj më parë, Kryeziu jep detaje për
Shtepia e Albin Kurtit

KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka dhënë disa detaje rreth banesës së kryeministrit Albin Kurti në lagjen Taslixhe.

Në një postim në Facebook Kryeziu shpjegoi se Kurti paguan 250 euro qera në muaj për një shtëpi e cila është në pronësi të dy bashkëatdhetarëve Blerim dhe Shega Zagragja të cilët jetojnë në Norvegji.

"Blerim dhe Shega Zagragja kanë dashur që Kryeministrit Kurti t’ia mundësojnë të banojë falas në shtëpinë e tyre, mirëpo Kurti nuk ka pranuar. Janë marrë vesh që ai ta paguajë qeranë aq sa ka qenë duke e paguar më herët te banesa afër parkut të qytetit."-shrkuan Kryeziu.

Kryeziu tha se Kurti paguan qira mujore prej 250 euro dhe shtëpia nuk është 500 por 230 metra katrorë ku jo e gjitha është e shfrytëzueshme pasi dy dhoma janë të papërdorshme.

Postimi i plotë:

Kryeministri Kurti paguan qira mujore prej 250 euro. Ai banon në shtëpinë e bashkatdhetarëve Blerim dhe Shega Zagragja që jetojnë në Drammen të Norvegjisë. Kryeministri i njeh ata që prej disa vitesh. Anëtarët e tjerë të familjes Zagragja i ka njoftuar më vonë, pasi që është bërë banor në Taslixhe.
Blerim dhe Shega Zagragja kanë dashur që Kryeministrit Kurti t’ia mundësojnë të banojë falas në shtëpinë e tyre, mirëpo Kurti nuk ka pranuar. Janë marrë vesh që ai ta paguajë qeranë aq sa ka qenë duke e paguar më herët te banesa afër parkut të qytetit.
Shtëpia në Taslixhe ku banon kryeministri nuk i ka 500 por 230 metra katrorë. Dhe kjo hapsirë nuk është plotësisht e shfrytëzueshme. Dy dhoma janë të papërdorshme, njëra është e bllokuar me gjësendet e pronarit e tjetra është dhomë e sigurisë.Shtëpia është e vjetër rreth 50 vjeç.
Kryeministri pat vendosur që të ndërrojë vendbanim pas udhëzimeve të këshilltarëve të sigurisë të cilët kanë vlerësuar që mbrojtja e afërt dhe policia e Kosovës kanë shumë vështirësi për përgatitjet dhe organizimin e sigurisë aty ku banonte Kryeministri te parku i qytetit.

Sondazh

Poll