Bota

Zelenskyy bisedë telefonike me Scholz, flasin për të burgosurit e luftës dhe përmirësimin e mbrojtjes

Në muajt e fundit, qeveria gjermane dhe kancelari Scholz janë nën presion nga Ukraina dhe politikanët në vend për të mos bërë mjaftueshëm për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit rus.

8 Qershor 2022, 13:54 Nga d.a
Zelenskyy bisedë telefonike me Scholz, flasin për të burgosurit e
Scholz dhe Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se kishte diskutuar për përmirësimin e mbrojtjes së vendit të tij gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Kam pasur një bisedë telefonike me Olaf Scholz. Diskutuam për rritjen e mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën dhe sigurimin e sigurisë globale të ushqimit. Ngriti çështjen e pajtueshmërisë së FE [Federatës Ruse] me rregullat ndërkombëtare të trajtimit të të burgosurve të luftës. Theksoi rëndësinë e vendimeve për integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian"-tha Zelensky në Twitter. 

Në muajt e fundit, qeveria gjermane dhe kancelari Scholz janë nën presion nga Ukraina dhe politikanët në vend për të mos bërë mjaftueshëm për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit rus.

Por në fund të prillit, Gjermania ra dakord t'i dorëzonte Ukrainës tanket anti-ajrore Gepard dhe javën e kaluar tha se do të furnizonte Ukrainën me shtatë obus vetëlëvizës.

Ndërsa marrëdhëniet midis dy vendeve janë përmirësuar, "ne duhet të sigurohemi që dinamika pozitive të ruhet dhe të gjithë të ecim përpara dhe që vendimet e duhura po merren," tha më 12 maj Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Sondazh

Poll