Bota

Hoteli i parë hapësinor në botë ,“Pioneer” planifikon të hapet në vitin 2027

Dizajni i hotelit ka përfunduar, kompania po punon për ta bërë hotelin hapësinor të banueshëm dhe pret të fillojë montimin dhe testimin këtu në Tokë

8 Qershor 2022, 13:18 Nga d.d
Hoteli i parë hapësinor në botë ,“Pioneer”
Foto ilustruese

SHBA-Kompania Orbital Assembly Corp, ka deklaruar se do të ndërtoj hotelin e parë hapësinor “Pioneer”, të deri në 2027.

Tani që dizajni ka përfunduar, kompania po punon për ta bërë hotelin hapësinor të banueshëm dhe pret të fillojë montimin dhe testimin këtu në Tokë .

“Ekuipazhi prej katër personash në fluturimin e parë privat me çarter të SpaceX që u kthye shtatorin e kaluar tha se ata mund të kishin qëndruar në hapësirë ​​për javë të tëra vetëm duke parë nga dritarja Tokën, kështu që ne do të sigurohemi që të shtojmë shumë dritare.” thotë Tim Alatorre, shefi operativ dhe bashkëthemelues i Orbital Assembly Corp.

Sipas mediave të huaja, Udhëtimi për në hotelin hapësinor do të jetë 4 deri në 18 orë me anije kozmike. Çmimi i udhëtimit sdo të kushtojë 55 milionë dollar.

Hoteli Pioneer, nga ana tjetër, do të vendos një ekuilibër midis mikrogravitetit dhe gravitetit të Njutonit.

Sondazh

Poll