Bota

Policia serbe sekuestron gati 1 milion euro të padeklaruara në pikën kufitare të Preshevës

Gjatë kontrollit të makinës, përveç shumës së parave policia ka sekuestruar dhe disa gurë të çmuar si dhe vetë makinën. Vlera totale e parave, mallrave dhe veturës që u konfiskuan ka shkuar në mbi 840 mijë euro, sipas Drejtorisë Doganore të Serbisë.

8 Qershor 2022, 13:12 Nga DOSJA
Policia serbe sekuestron gati 1 milion euro të padeklaruara në
Malli i sekuestruar

SERBI- Policia serbe gjatë një kontrolli të ushtruar në Preshevë ka ndaluar një makinë BMW me targa gjermane, në të cilën udhëtonin dy të huaj, ku ka sekuestruar 700 mijë euro.

Gjatë kontrollit të makinës, përveç shumës së parave policia ka sekuestruar dhe disa gurë të çmuar si dhe vetë makinën. Vlera totale e parave, mallrave dhe veturës që u konfiskuan ka shkuar në mbi 840 mijë euro, sipas Drejtorisë Doganore të Serbisë.

Në momentin e ndalimit në pikën kufitare kur janë pyetur nga policia nëse kanë diçka për të deklaruar në kontrollin doganor ata janë përgjigjur me jo.

Në makinë janë gjetur më shumë se 600.000 euro dhe gati 125.000 dollarë para të padeklaruara, të cilat ishin fshehur, siç thuhet në deklaratë, pothuajse në çdo pjesë të brendshme të automjetit, kutinë e ndihmës së shpejtë, dyert majtas dhe djathtas, jelekët reflektues, çanta me sende personale, në një çantë supermarketi, në një kuti parfumi, në një kuti ilaçesh, në një shportë plastike me lodra për fëmijë, madje edhe në një kuti me shkumësa për fëmijë.

Vetura BMW X6, e cila u sekuestrua, llogaritet të ketë vlerë prej 110 mijë eurosh.

Sondazh

Poll