Bota

Vajza 10-vjeçare arrestohet në Florida, vrau një grua

Vajza u vendos në kujdestarinë e Departamentit të Fëmijëve dhe Familjeve në Florida

8 Qershor 2022, 13:51 Nga DOSJA
Vajza 10-vjeçare arrestohet në Florida, vrau një grua
Foto ilustruese

FLORIDA-Një vajzë 10-vjeçare u arrestua dje në Orlando, pasi ajo qëlloi për vdekje një grua që po debatonte me nënën e saj. Vajza u vendos në kujdestarinë e Departamentit të Fëmijëve dhe Familjeve në Florida.

Sipas CNN, prokurorja Osceola, Monique H. Worrell tha se zyra e saj ka filluar shqyrtimin e çështjes dhe do se do të merte të gjitha faktet, duke përfshirë moshën dhe të gjitha rrethanat e tjera.

“Duam të jemi të qartë në deklarimin se asnjë vendim për akuzë nuk është marrë nga zyra jonë. Ky është nga rastet më tragjike që kam parë në karrierën time 22-vjeçare,” tha H. Worrell.

Nëna e fëmijës është gjithashtu në paraburgim, sipas policisë së Orlandos. Dëshmitarët i thanë policisë se të shtënat ndodhën natën e 30 majit, kur nëna e fëmijës dhe viktima, Lashun Denise Rodgers, 41 vjeç, filluan të debatonin jashtë një kompleksi apartamentesh.

 

 

Sondazh

Poll