Politike

Balliu bën denoncimin: Tenderi për kafshët e Kopshtit Zoologjik, fiktiv. SPAK të veprojë

Klevis Balliu pretendon se ka shkelje në tendera, ndërsa akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se ka përfituar nga fondet.

7 Qershor 2022, 22:42 Nga DOSJA
Balliu bën denoncimin: Tenderi për kafshët e Kopshtit Zoologjik,
Klevis Balliu

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka bërë jnë denoncim lidhr me kopshtin zooligjik në Tiranë, duke kërkuar hetime nga SPAK. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, Balliu pretendon se ka shkelje në tendera, ndërsa akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se ka hapur fonde fiktive në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

"Fakti mbetet që kafshën nuk u inaguruan as me datën 1 dhe as me datën 4 Qershor siç lajmëroi vetë Lali Lavatriçja. SPAK akoma nuk po vepron pavarësisht denoncimit prej disa ditëve tashmë.  Në vijim do të publikoj fakte të tjera që vërtetojnë vjedhjen dhe fiktivitetin e këtij tenderi abuziv,"-tha ai ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Kopshti i ri Zoologjik hapi dyert më 1 qershor. Për më të rriturit, çmimi i biletës varion nga 200 deri në 300 lekë, ndërsa për fëmijët 100 - 200 lekë. Teksa për studentët do të jetë 50% ulje të biletës. Në 5.5 ha tokë është e shtrirë e gjithë Kopshti Zoologjik, ku në total janë 160 kafshë të 30 llojeve.

Sondazh

Poll