Bota

Ukraina ndalon një çisternë ruse, Moska e quan veprim të paligjshëm dhe paralajmëron pasojat

25 Korrik 2019, 14:37 Nga DOSJA
Ukraina ndalon një çisternë ruse, Moska e quan veprim të

UKRAINË- Ditën e sotme Ukraina ka konfirmuar se ka kapur një çisternë ruse në portin e Izmailit për përfshirjen e dyshuar në konfiskimin e tre anijeve të Ukrainës nga Rusia në nëntor. Ndërsa Moska ka kërcënuar Ukrainën duke paralajmëruar pasojat, dhe të lirojë sa më parë çisternën ruse.

Shërbimet e sigurisë së Ukrainës kanë pohuar se çisterna në portin ukrainas të Izmailit ishte përfshirë në një incident në nëntor në ngushticën e Kerçit që çoi në rrëmbimin e Rusisë nga tre anije të Ukrainës.

Moska është përgjigjur menjëherë duke e cilësuar këtë veprim si të paligjshëm.

Marrë dhe përshtatur nga Reuters

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kapet nje çisterne ruse kiev porti i izmailit ukraina kapet nje çisterne ruse kiev porti i izmailit ukraina

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2019, 10:34

Kinë-54-vjeçarja, Li Yanxia, e cila dikur u përshëndet si një filantrope për adoptimin e 118 fëmijëve, është dënuar me 20 vjet burg. Ajo u shpall fajtore...