Aktualitet

Klononin karta e kreditit dhe vidhnin para, arrestohet 2 hakerat rumunë (DETAJET)

26 Korrik 2019, 07:07 Nga DOSJA
Klononin karta e kreditit dhe vidhnin para, arrestohet 2 hakerat rumunë

TIRANË- Dy rumunë janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në kuadër të operacionit “Credit Card Fraud”. Arrestimi i tyre është bërë pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin klonuar disa karta identiteti dhe bënin tërheqje në shuma të madha parash.

Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe sistemit të hyrje daljeve, u identifikuan dy persona dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Qafë Thanë u bllokuan dhe u shoqëruan së bashku me shoferin e mjetit, me të cilin ata qarkullonin. Nga veprimet hetimore u arrestuan shtetasit A. B. dhe C.M., ndërsa shtetasi L.C., u procedua penalisht në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor “Credit Card Fraud”, në fushën e krimit kibernetik. Arrestohen 2 shtetas si dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohen karta krediti të klonuara dhe pajisje të tjera që shërbenin për klonimin e kartave. Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor “Credit Card Fraud”, në funksion të procedimit penal të vitit 2019, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasve: A. B., 37 vjeç, banues në Rumani; C. M., 41 vjeç, banues në Rumani; Si dhe u procedua penalisht L. C., 38 vjeç, lindur dhe banues në Rumani; Shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari kriminale të paligjshme, që ka ndodhur në këto rrethana: Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, një bankë shqiptare e nivelit të dytë ka bërë kallëzim penal se në ATM-të e saj persona të paidentifikuar kanë përdorur 10 karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe. Departamenti i kartave informon se procesori i tyre ka dhënë alert për disa veprime të dyshimta të kryera në ATM-të e kësaj banke.

Nisur nga kallëzimi i bërë, Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë regjistroi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë procedimin penal që u ndoq me metoda speciale të hetimit për dy javë.

Si rezultat i veprimeve të kryera, këqyrjes së pamjeve filmike dhe sistemit të hyrje daljeve, u identifikuan dy persona dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Qafë Thanë u bllokuan dhe u shoqëruan së bashku me shoferin e mjetit, me të cilin ata qarkullonin. Nga veprimet hetimore u arrestuan shtetasit A. B. dhe C.M., ndërsa shtetasi L.C., u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve, u gjendën dhe u sekuestruan si prova materiale sendet e mëposhtme: 3 telefona të markave të ndryshme; 8 karta të ndryshme bankare; Një sasi parash; Pajisje për shkrues kartash magnetike dhe një Laptop. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale ““Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet rumunet hakerat rumune klonimi i kartave vjedhja ne banka arrestohet rumunet hakerat rumune klonimi i kartave vjedhja ne banka

Sondazh

Poll