Aktualitet

Mbledhja/ KED i hap rrugë kandidatëve për në Kushtetuese dhe ILD, publikohet lista

25 Korrik 2019, 19:07 Nga DOSJA
Mbledhja/ KED i hap rrugë kandidatëve për në Kushtetuese dhe

TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), zhvilloi sot mbledhjen për verifikimin e kandidatëve për vendet vakant për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Sipas njoftimit  të bërë publik për mediet, bëhet me dije se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, ka shpallur katër kandidatë për në Gjykatën Kushtetuese. Ata janë Arta Vorpsit, Besnik Muçit, Fiona Papajorgjit dhe Regleta Panajotit.

Ndërsa, ka shpallur ndalimin e kandidimit për Kushtetusen për 5 kandidatë të tjerë; Anila Gurit, Dedë Kasnecit, Ilir Mustafaj, pasi nuk kaloi vettingun, Mimoza Qinamit dhe Vladimir Gërmenjit.

Përsa i përket postit për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë u miratua lejimi i kandidimit të Artur Malajt, ndërsa u refuzua Altin Hazizaj dhe Mimoza Qinami, që ishte kandidate edhe për në Gjykatën Kushtetuese.

Pas këtij vendimi të KED-së pritet që emrat e kandidatëve në fillim të gushtit t’i drejtohen Kuvendit dhe Presidentit.

Gjykata Kushtetuese funksionon me nëntë anëtarë, por tani ka mbetur vetëm me një për shkak se vettingu i përjashtoi pasi nuk justifikonin pasurinë. Kjo gjykatë pritet të jetë funksionale në muajin shtator, kur do të nisë nga puna, duke shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta, por dhe kërkesën e kryebashkiakes në ikje të Shkodrës, Voltana Ademi për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve lokale tw 30 qershorit.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 24.07.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1 . Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të një pjese të kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në mënyrë të përmbledhur, në veprimet hetimore dhe procedurat e verifikimit të kandidatëve të ndjekura nga Këshilli, ndër të tjera, përfshihen:

– në lidhje me kontrollin e pasurisë, hetimi i ushtruar dhe raporti i kontrollit nga ILDKPKI, të dhënat e sjella nga me shumë se 45 institucione publike dhe subjektet private të fushës bankare, financiare, tregtare, tatimore, sigurimeve shoqerore etj., në përgjigje të kërkesave për informacion të Këshillit, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;

– në lidhje me figurën dhe integritetin, hetimi i ushtruar dhe raportet apo përgjigjet zyrtare të dërguara nga institucionet publike si Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, të gjitha institucionet e shërbimeve informative, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;

– në lidhje me kushtet e tjera ligjore të kandidimit, verifikimi dhe hetimi mbi dokumentacionin e kandidimit të paraqitur nga vetë kandidatët, të dhënat zyrtare të sjella nga institucione publike dhe subjekte private mbi kërkesat për informacion të Këshillit lidhur me karrierën, përformacën e kandidatëve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e kandidatëve në ushtrimin e detyrave dhe funksioneve, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, vlerëson se është rasti për të përshëndetur dhe falënderuar për përgjegjshmërinë, korrektësinë dhe shpejtësinë, në dhënien e përgjigjeve dhe sjelljen e informacioneve të plota dhe profesionale të kërkuara nga shumica dërmuese e institucioneve publike dhe subjekteve private.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

Ç. Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si më poshtë:

Vendimet për lejimin ose ndalimin e kandidimit, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.​

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë gjykata kushtetuese ild ked reforma ne drejtesi gjykata e lartë gjykata kushtetuese ild ked reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll