Aktualitet

“Ç’pakt bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”/ Guljelm Radoja para Teatrit: Përse u shite miku im?

25 Korrik 2019, 20:07 Nga DOSJA
“Ç’pakt bëre me djallin që shkele mbi

TIRANË– Aktori i njohur Guljelm Radoja gjatë fjalës së tij para Teatrit Kombëtar ditën e sotme ka përmendur një koleg tijin. 

Edhe pse pa e përmendur, Radoja iu drejtua aktorit Robert Ndrenika duke e pyetur se përse e bëri kthesën duke pranuar shembjen e Teatrit. 

Një nga kolegët e mi i tha dikujt se “unë shkela mbi dinjitetin tim”. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti? Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: Çbëra dje?! Sa dinjtioz qeshë dje. Pse isha qesharak dje, dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”, tha aktori.

Situata gjatë natës ka kaluar e qetë, ndërsa në mëngjes janë shtuar qytetarët që mbështesin kauzën. Në mesditë është nënshkruar marrëveshja mes PD dhe Aleancës që ku shtohet se kur opozita të vijë në pushtet Teatri, të shpallet monument kulture dhe të anulohet ligji special. Rama ka reaguar tre herë duke sulmuar artistët, ndërsa  Veliaj ka thënë se projekti do të shkojë deri në fund.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet guljem radoja robert ndrenika shembja e teatrit kombëtar guljem radoja robert ndrenika shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll