Aktualitet

‘Kijeni frikë Zotin’/ Imami Gazi Aga thirrje qeverisë kundër prishjes së Teatrit: Arti zbut zemrat

25 Korrik 2019, 19:28 Nga DOSJA
‘Kijeni frikë Zotin’/ Imami Gazi Aga thirrje qeverisë

SHBA– Imami i njohur Gazi Aga, i cili tani predikon për komunitetin shqiptar në SHBA, ka komentuar çështjen e Teatrit Kombëtar.

Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Imami u ka bërë thirrje politikanëve që ta kenë frikë Zotin dhe të mos e prishin godinën e Teatrit. 

“Teatri është art. Arti bashkon, flet, ndjen. Arti zbut zemrat. I kujton njeriut brishtësinë, bukurinë dhe përgjegjësinë e përkohshmërisë në këtë botë. Teatri duhet të sjellë kujtime, por jo si këto me gaz lotsjellës dhe polarizim të shoqërisë. Kijeni frikë Zotin dhe mendoni të paktën fëmijet tuaj!,”-shkruan ndër të tjera Imami. 

Postimi i plotë: 

Situata gjatë natës ka kaluar e qetë, ndërsa në mëngjes janë shtuar qytetarët që mbështesin kauzën. Në mesditë është nënshkruar marrëveshja mes PD dhe Aleancës që ku shtohet se kur opozita të vijë në pushtet Teatri, të shpallet monument kulture dhe të anulohet ligji special. Rama ka reaguar tre herë duke sulmuar artistët, ndërsa  Veliaj ka thënë se projekti do të shkojë deri në fund.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gazi aga ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar gazi aga ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll