Aktualitet

Plas keq në Finlandë! Sherr mes shqiptarëve, biznesmeni nga Kosova plagos tre persona

25 Korrik 2019, 19:13 Nga DOSJA
Plas keq në Finlandë! Sherr mes shqiptarëve, biznesmeni nga

FINLANDË– Një biznesmen kosovar ka plagosur tre shqiptarë në Finlandë. Bëhet fjalë për një sipërmarrës 32-vjeçar nga Kosova, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Sipas mediave nga Kosova, nuk raportohet që shqiptarët e plagosur të kenë qenë punëtorë të firmës së biznesmenit në fjalë. Ndërkohë që ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre. 

Policia ka arrestuar autorin dhe të premten do të dalë para Gjykatës së Qarkut në Helsinki.

Për mediat finlandeze, një bashkëpunëtor i afërt i biznesmenit i ka thënë autoriteteve se biznesmeni ishte njëri i mirë dhe tepër serioz për punën. 

Po ashtu edhe disa punëtorë të tjerë, e kanë vlerësuar 32-vjeçarin si person korrekt dhe të sjellshëm.

Biznesmeni shqiptar kishte themeluar një kompani ndërtimi pesë vite me parë, e cila nënkontrakton kompanitë e ndërtimit në Finlandë dhe ka 30 punëtorë. Mes tyre ka shqiptarë, hungarezë dhe rumunë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet biznesmeni kosovar biznesmeni plagos tre persona finlandë biznesmeni kosovar biznesmeni plagos tre persona finlandë

Sondazh

Poll