Aktualitet

Shpërthim me tritol lokalit tek “Komuna e Parisit”, dëme të shumta materiale

26 Korrik 2019, 05:29 Nga DOSJA
Shpërthim me tritol lokalit tek “Komuna e Parisit”, dëme

Tiranë- Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm me tritol në një lokal në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Dosja.al mësoi se shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lokalin “Diva”. Raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo persona të lënduar. Dyshohet se një person i cili ka lëvizur me një makinë tip “Audi” të ketë vendosur eksplozivin në lokal.

Pronarët e lokalit deklarojnë se kamerat e sigurisë nuk kanë kapur asnjë detaj rreth autorit. Mësohet se lokali sapo kishte ndërruar pronarë dhe po rikonstruktohej.

Më datë 26.07.2019 në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Komuna e Parisit”, në pjesën e derës së një lokali, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit“, është ky reagimi nga Policia.

Foto nga vendngjarja

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eksploziv lokalit në tiranë shpërthim te komuna e parisit tritol lokalit diva në tiranë eksploziv lokalit në tiranë shpërthim te komuna e parisit tritol lokalit diva në tiranë

Sondazh

Poll