Politike

Surprizon deputeti Klevis Balliu: Sa veta mbledh Rama në mitingje, Basha pi kafe

22 Shkurt 2019, 18:41 Nga DOSJA
Surprizon deputeti Klevis Balliu: Sa veta mbledh Rama në mitingje, Basha pi

Banorët e Astirt vijojnë protestën kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe, protestë e cila ka kaluar më shumë se 3 muaj.

Në mbështetje të tyre vijojnë të jenë edhe deputetët e Opozitës, ndërsa deputeti demokrat Klevis Balliu është shprehur se sa persona i mbledh Rama në mitingje Basha i mbledh në kafe.

“Sa veta mbledh ti mitingje, Basha pi kafe, ke mbetur vetëm. Nuk ka kryeministër më të vetmuar se ky. Ne nuk do të lejojmë ty t’u bllokosh rrugën europiane shqiptarëve, ndaj do të largojmë me cdo kusht dhe cdo mjet” deklaroi ai.

Por pavarësisht kësaj deklarate duhet thënë se Basha nuk ka rezultuar kaq i ‘përqafuar’ nga qytetarët në kur ai i thërret për mitingjet e tij, ndërsa vlen për tu theksuar se Basha paralajmëroi më 16 shkurt se protesta e së enjtes do të ishte akoma më masive se ajo e të shtunës, por nuk rezultoi e tillë. (Lexo këtu)

Kjo deklaratë vjen një ditë pasi Opozita ka djegur mandatet pas dy protestave, ndërsa kërkojnë largimin e Edi Ramës, por nga ana e tij Kryeministri deklaroi mbrëmë se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama klevis balliu lulzim basha miting edi rama klevis balliu lulzim basha miting

Sondazh

Poll