Aktualitet

Covid, MSH: 53 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit

Nga 555 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 53 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 274 pacientë aktivë me COVID-19.

7 Qershor 2022, 17:25 Nga I.A
Covid, MSH: 53 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit
Covid

TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 555 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 53 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 274 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Njoftimi i MSH-s:

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 53 raste të reja me koronavirus nga 555 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve. Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 5 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 71 persona ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 274 raste aktive me koronavirus. Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 29 në Tiranë, 8 në Fier, 5 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Patos, Elbasan, nga 1 qytetar në Lezhë, Kamëz, Kavajë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Kolonjë.

Statistika (7 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 53
Të shëruar në 24 orë 71
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 555

Testime totale 1,832,617
Raste pozitive 276,468
Raste të shëruara 272,697
Raste Aktive 274
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 179
Fier 52
Vlorë 18
Durrës 6
Korçë 6
Gjirokastër 4
Elbasan 4
Shkodër 2
Lezhë 2
Berat 1

Sondazh

Poll