Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Mirditë

Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar një armë gjahu si dhe një sasi municioni luftarak. 

7 Qershor 2022, 17:16 Nga I.A
Dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në
Arma

MIRDITË- Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Mirditë, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar një armë gjahu si dhe një sasi municioni luftarak. 

Njoftimi i Policisë:

Mirditë Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 62-vjeçari. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policisë Mirditë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. Gj., 62 vjeç banues në fshatin Gëziq, Mirditë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, shtetasja F. Gj., se 62-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj saj. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu, me leje, dhe një sasi municioni luftarak. Shtetases F. Gj. iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll