Aktualitet

Informaliteti/ Lejuan zaptimin e hapësirave publike, hetim 3 inspektorëve të IMT-së në Bulqizë

25 Korrik 2019, 14:46 Nga DOSJA
Informaliteti/ Lejuan zaptimin e hapësirave publike, hetim 3

BULQIZË -Tre punonjës në Bashkinë e Bulqizës janë proceduar penalisht, pasi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën.

Sipas njoftimit të policisë, është proceduar penalisht B.Ç, 25 vjeç Kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe dy inspektorët A.T, 42 vjeç dhe E.A, 24 vjeç.

Të tre këta punonjës të Bashkisë kanë nuk kanë kryer me dashje marrjen e masave ligjore për prishjen e ndërtimeve të kundërligjshme ndaj subjekteve që kanë zaptuar hapësirat publike.

Tashmë mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në kuadër të masave të marra kundër informalitetit, kanë ushtruar kontrolle në zonën e Bulqizës, për subjektet që kanë zaptuar hapësirat publike.

Si rezultat u proceduan penalisht tre Inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Bulqizë B.Ç., 25 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Kryeinspektor i IMT, bashkia Bulqizë; A.T., 42 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Inspektor në IMT bashkia Bulqizë; E.A., 24 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Inspektor në IMT bashkia Bulqizë.

Këta shtetas në neglizhencë të kryerjes së detyrave si punonjës shtetërorë nuk kanë kryer me dashje marrjen e masave ligjore për prishjen e ndërtimeve të kundraligjshme ndaj subjekteve që kanë zaptuar hapësirat publike të bashkisë Bulqizë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.

Po kështu nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: S.V., 48 vjeç, banues në Dibër (pronar i një subjekti për shfrytëzim pyjesh); B.L., 47 vjeç, banues në Tiranë; M.D., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetas S.L, është konstatuar nga policia në Njësinë Administrative Macukull, duke drejtuar një kamion të ngarkuar me 8 metër kub lëndë drusore, i cili nuk dispononte dokumentacion për transport të lëndës drusore, faturë shoqërimi të mallit, si dhe nuk kishte faturë të rregullt për prerjen e pyjeve.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S.L., ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme në subjektin me pronar shtetasin S.V, i cili do të hetohet në gjendje të lirë për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërsa shtetasi M.D, është konstatuar nga policia në Njësinë Administrative Macukull, duke drejtuar një kamion të ngarkuar me 10 metër kub lëndë drusore, i cili nuk dispononte dokumentacion për transportim të lëndës drusore, faturë shoqërimi të mallit, si dhe nuk kishte faturë të rregullt për prerjen e pyjeve. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(a.m, k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize procedohen 3 inspektoret ne bulqize punonjes bashkie bulqize procedohen 3 inspektoret ne bulqize punonjes bashkie

Sondazh

Poll