Aktualitet

‘Mami më quan kur*ë’/ Shoqja publikon mesazhet, 20-vjeçarja që u vra nga i ati “sulmohej” vazhdimisht nga prindërit

25 Korrik 2019, 16:47 Nga DOSJA
‘Mami më quan kur*ë’/ Shoqja publikon mesazhet,

AUSTRALI – Shoqja e ngushtë e Sabrinës, 20-vjeçares që u vra dy ditë më parë nga i ati, ka publikuar mesazhe të saj ku shqiptarja i ankohej për prindërit. 

Teksa flisnin për planet për të shkuar në Universitet, Sabrina i tregon një episod debati më të ëmën, Rominën, në shtëpinë e tyre. 

Tejet e mërzitur, Sabrina tregonte se e ëma e kishte ofenduar rëndë dhe se kishte dëshirë për t’u larguar nga shtëpia e saj.

BISEDA ME SHOQEN:

Sabrina: Po planifikon të shkosh në Universitet? Mos e bëj është kurth.

Shoqja: Po zemër! Dua të studioj por dua të sigurohem që të jem e siguruar me paratë dhe me shtëpinë sepse nuk jetoj apo flas me prindërit e mi.

Sabrina: Kjo ta shpif. Jam zënë shumë me të mitë por as vetëm nuk e di sesi ia kam dalë që të vazhdoj të jetoj këtu. Ka shumë gjëra që do të doja t’i ktheja pas. Thjesht qava.

Shoqja: Duke qeshur?

Sabrina: Jo isha vërtetë shumë e mërzitur sepse mami im gjithmonë më quan kur*ë dhe kjo më prek gjithmonë

Shoqja: Ti nuk je kur*ë! Mos dëgjo askënd se çfarë thotë.

Sabrina: Rrofsh zemër. Opinioni yt vlen më shumë se ajo humbësja (për të ëmën)

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Australi. 20-vjeçarjau gjet në makinën e saj, Mercedes Benz 2002. Babai i saj, Petrit Lekaj, 49 vjeç e vrau me thikë, dhe tashmë është i akuzuar kryesor për ngjarjen e rëndë.

Miqtë e studentes së mjekësisë thanë se ishin të tronditur nga ajo që kishte ndodhur dhe se Sabrina ishte një njeri unik dhe i jashtëzakonshëm.

Ngjarja ka ndodhur dy netë më parë. Petrit Lekaj, e vrau të bijën me thikë brenda makinës, e më pas policia e gjeti edhe atë të plagosur, nga plagët që kishte marrë gjatë përleshjes me të bijën, e cila po përpiqej që të shpëtonte nga vdekja.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet babai vret vajzen romina lekaj sabrina lekaj vrasja e vajzes ne australi babai vret vajzen romina lekaj sabrina lekaj vrasja e vajzes ne australi

Sondazh

Poll