Aktualitet

Gara për Gjykatën e Lartë, kush janë 21 kandidatët për KLGJ (LISTA)

25 Korrik 2019, 15:04 Nga DOSJA
Gara për Gjykatën e Lartë, kush janë 21 kandidatët

TIRANË- Publikohet lista e kandidatëve jogjyqtarë për Gjykatën e Lartë.

Theksojmë se gara e kandidatëve, e çelur më 9 korrik 2019 u mbyll ditën e djeshme,  ndërsa sot është zbardhur lista e plotë me 21 kandidatët jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë.

Ndërsa, KLGJ-ja pritet që të bëjë renditjen e më të vlerësuarve dhe më pas të emërojë emrat e parë në gjykatën e Lartë.

Si Kushtetuesja edhe Gjykata e Lartë ndodhen në ngërç,  pasi nga vettingu mbetën vetëm dy anëtarë, ndërsa të tjerët u skualifikuan. 

Lista e plotë e kandidatëve jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë:

Sergjio Mazreku, Ndue Pjetra, Ergys Misha Jetmira Rragami, Aldona Sulaj, Jordan Daci, Lindita Troja, Alma Loci, Hermina Albunesa, Rezarta Melo (Cenaj) Agron Lamaj, Ervin Pupe, Theodhor Sollaku, Irena Nino, Vjosa Bodo Mujo, Shaqir Hasanaj, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Ilir Panda, Ardita Buna Alsula Anton Lleshaj.

(k.m, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë kanidatet klgj gjykata e lartë kanidatet klgj

Sondazh

Poll