Aktualitet

Tentuan të korruptonin policët e Rrugores, arrestohen dy shoferët në Tiranë (VD)

25 Korrik 2019, 14:21 Nga DOSJA
Tentuan të korruptonin policët e Rrugores, arrestohen dy shoferët

TIRANË- Policia Rrugore në Tiranë ka arrestuar 2 persona të cilët tentuan që të korruptonin efektivët me para. Sipas një njoftimi për mediat nga blutë e Tiranës bëhet me dije se shoerët tentuan që të jepnin para, pri t’i shpëtuar gjobave.

Mësohet se për të dy rastet efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy drejtuesve të mjeteve në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Rrugore e Tiranës godet dy raste të mitëdhënies

Në pranga dy drejtues mjetesh, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore

Në funksion të patrullimeve me përzgjedhje, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën “Jordan Misja” drejtuesin e mjetit me iniciale H. K., 43vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.

Gjithashtu te sheshi “Karl Topia” është ndaluar drejtuesi i mjetit me iniciale K. C., 24 vjeç, i cili është konstatuar se nuk u jep përparësi këmbësorëve, drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, nuk kishte rregjistruar ndryshimet e pronësisë në afat, dhe me qëllim shmangien e penalizimit, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.

Në të dy rastet efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy drejtuesve të mjeteve në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, gjithashtu janë bërë procedurat administrative për kundravajtjet e konstatuara.

Ditët e fundit Policia ka rritur masat në rrugë, ku kanë rënë disa drejtues mjetesh në pranga, pasi kanë tentuar që të korruptojnë efektivet. Policët e Rrugores janë të pajisur me kamera dhe bisedat e tyre regjistrohen, duke bërë më të lehtë evidentimin e rasteve të tentativave të korrupsionit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shoferet korruptimi i policeve para policeve policia e tiranes arrestohen shoferet korruptimi i policeve para policeve policia e tiranes

Sondazh

Poll