Bota

VIDEO/Grushta dhe shkulje flokësh, nuk përmbahen dy adoleshentet në Pejë

Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale duket se dy adoleshentet 'nuk kursehen' ndaj njëra-tjetrës teksa shkulin flokët dhe gjuajnë me grushta.

6 Qershor 2022, 19:40 Nga d.a
VIDEO/Grushta dhe shkulje flokësh, nuk përmbahen dy adoleshentet
Pamje nga sherri

KOSOVË- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një stacion autobuzësh në Pejë të Kosovës ku dy vajza janë rrahur me njëra-tjetrën.

Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale duket se dy adoleshentet 'nuk kursehen' ndaj njëra-tjetrës teksa shkulin flokët dhe gjuajnë me grushta.

Siç shihet dhe nga video, disa bashkëmoshatarë që ndodhet aty pranë mundohen t'i ndajnë por duket se vajzat nuk e lëshojnë njëra-tjetrën teksa njëra prej tyre bie dhe në tokë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova ka thënë se në Policinë e Pejës nuk është raportuar një rast i tillë, por ka pohuar se ata do të marrin masa për të zbardhur çështjen.

Sondazh

Poll