Bota

Vijon moti i keq në Kosovë, rrufeja godet nënstacionin elektrik, Mitrovica mbetet pa energji

Ndërkohë stuhi dhe vetëtima ka patur dhe në Mitrovicë ku për shkak të rrufesë në transformatorin 63 megavatësh në Valaç, 90 për qind e pjesës veriore të Mitrovicës ka mbetur pa energji elektrike për rreth gjysmë ore.

6 Qershor 2022, 17:19 Nga DOSJA
Vijon moti i keq në Kosovë, rrufeja godet nënstacionin elektrik,
Rrufe

KOSOVË- Moti i keq ka pushtuar Kosovën teksa në vendin tonë temperaturat kapin shifrat deri në 37°C, ku ditën e sotme u shënua dhe viktima e parë në Prishtinë pasi një 30-vjeçar humbi jetën si pasojë e rrëzimit të pemëve.

Ndërkohë stuhi dhe vetëtima ka patur dhe në Mitrovicë ku për shkak të rrufesë në transformatorin 63 megavatësh në Valaç, 90 për qind e pjesës veriore të Mitrovicës ka mbetur pa energji elektrike për rreth gjysmë ore.

Lajmin e ka konfirmuar dhe punonjësi i Elektrostribucisë në veri të Kosovës, Zoran Obradoviq, i cili tha se rrufeja ka goditur edhe transmisionin për Ujmanin.

Ne e kemi mundësuar rifunksionimin e transmisionit për Gazivodë dhe së shpejti do ta përfshijmë edhe një pjesë të qytetit në mënyrë alternative”, tha Obradoviq.

Sondazh

Poll