Bota

DASH sanksione të tjera në Ballkan: Preken dy liderët boshnjakë

Dy zyrtarët e goditur me sanksione më 6 qershor janë Marinko Cavara, presidenti i Bosnjës dhe Alen Seraniç, ministër i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale i entitetit serb të Bosnjës, Republika Srpska.

6 Qershor 2022, 17:42 Nga I.A
DASH sanksione të tjera në Ballkan: Preken dy liderët
Marinko Cavara dhe Alen Seranic

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy liderëve të Bosnjë-Hercegovinës, duke thënë se ata kanë kërcënuar stabilitetin e rajonit duke minuar marrëveshjet e paqes të Dejtonit dhe proceset apo institucionet demokratike. Dy zyrtarët e goditur me sanksione më 6 qershor janë Marinko Cavara, presidenti i Bosnjës dhe Alen Seraniç, ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale i entitetit serb të Bosnjës, Republika Srpska.

"Marinko Cavara dhe Alen Seranic kanë kërkuar secili të ndjekin axhendat etno-nacionaliste dhe politike në kurriz të institucioneve demokratike dhe qytetarëve të Bosnje-Hercegovinës," tha në njoftimin për shtyp nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson.

Cavara ka refuzuar të emërojë gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës, duke bllokuar funksionin e panelit të interesit kombëtar vital (VNI) të gjykatës, një organ që synon të trajtojë çështjet kryesore të ngritura nga delegatët në parlament.

Përmes mosveprimit të tij, Cavara ka mbajtur peng funksionin e panelit të VNI për të çuar përpara interesat politike të tij dhe të partisë së tij”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Departamenti i Thesarit tha se sanksionet e tij kundër Seranic erdhën pasi ai zgjeroi sanksionet në fillim të këtij viti ndaj liderit serb të Bosnjës Milorad Dodik, i cili ka udhëhequr një fushatë për të forcuar një përpjekje secesioniste për t'u tërhequr nga institucionet e nivelit shtetëror, pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi.

Sondazh

Poll