Bota

VIDEO/Hipopotami Timothy Rrelaksohet teksa peshq të vegjël notonin rreth tij në kopshtin zoologjik të San Antonio

Shoqata Zoologjike e San Antonio publikoi videon e Timothy-t duke u relaksuar dhe qetësuar ndërsa peshqit e vegjël notonin rreth tij.

6 Qershor 2022, 19:23 Nga DOSJA
VIDEO/Hipopotami Timothy Rrelaksohet teksa peshq të vegjël notonin
Hipopotami Timothy

SHBA- Një hipopotam i quajtur Timothy në kopshtin zoologjik të San Antonio në Teksas u trajtua me versionin e tij të një dite spa më 31 maj.

Sipas ABCnews, Shoqata Zoologjike e San Antonio publikoi videon e Timothy-t duke u relaksuar dhe qetësuar ndërsa peshqit e vegjël notonin rreth tij.

"Timothy është zgjuar herët për takimin e mëngjesit në spa!"-ka shkruar kopshti zoologjik krahas videos.

Hipopotami popullor ka tërhequr shumë vëmendje në vitet e fundit dhe është bërë viral disa herë, duke përfshirë në vitin 2020 kur ai demonstroi aftësitë e tij atletike dhe në vitin 2021 kur shfaqi aftësitë e tij në pikturë.

Sondazh

Poll