Bota

"Nuk mund të ulet në dy karrige", kryeministri kroat 'thumbon' Serbinë: Është koha të zgjedhë o Rusinë, o BE-në

Ai pranoi se vizita nuk kishte asnjë lidhje me Kroacinë dhe se ishte një çështje dypalëshe midis Moskës dhe Beogradit.

6 Qershor 2022, 17:34 Nga DOSJA
"Nuk mund të ulet në dy karrige", kryeministri kroat
Andrej Plenkoviç

KROACI- Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic ka folur pas lajmit të anullimit të vizitës së ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov ku u shpreh se Serbia duhet të zgjedhë një anë, o me Rusinë o me Perëndimin.

Nëse Serbia ka ambicie për të vazhduar rrugëtimin e saj drejt BE-së, duhet të dihet se ku qëndron. Tani nuk është koha për t'u ulur në dy karrige. Në rrethanat aktuale, Serbia duhet të jetë shumë e kujdesshme se me kë do të anojë"- tha Plenkoviç.

Ai pranoi se vizita nuk kishte asnjë lidhje me Kroacinë dhe se ishte një çështje dypalëshe midis Moskës dhe Beogradit.

Vizita e Lavrov në Serbi do të ishte e para nga një zyrtar i lartë rus që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe ishte planifikuar në sfondin e përpjekjeve të vazhdueshme të BE-së për të ndëshkuar Moskën me sanksione dhe masa të tjera. Lavrov u detyrua të anulojë vizitën dyditore, e cila do të fillonte të hënën dhe përfshinte bisedime me presidentin Vuçiç, pasi Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mbyllën hapësirën e tyre ajrore ndaj avionit të tij.

Serbia, e cila është pothuajse tërësisht e varur nga gazi dhe nafta ruse, është përballur me presion në rritje për neutralitetin dhe hezitimin e saj për të sanksionuar Moskën.

Sondazh

Poll