Bota

"Do të vazhdojmë të ulim normat e interesit", Erdogan merr vendimin dhe pse inflacioni në Turqi kapi majat me 73,5%

Presidenti turk argumenton, në kundërshtim me teoritë tradicionale ekonomike, se normat e larta të interesit favorizojnë inflacionin. 

6 Qershor 2022, 18:53 Nga d.a
"Do të vazhdojmë të ulim normat e interesit", Erdogan
Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi sot se dëshiron të ulë sërish normat e interesit, megjithëse inflacioni në Turqi arriti në 73.5% në maj.

Askush të mos e presë këtë nga ne. Kjo qeveri nuk do të rrisë normat e interesit. Përkundrazi, ne do të vazhdojmë t'i reduktojmë ato,"- tha Erdogan në një konferencë shtypi pas mbledhjes së kabinetit.

Presidenti turk argumenton, në kundërshtim me teoritë tradicionale ekonomike, se normat e larta të interesit favorizojnë inflacionin. Në fund të vitit 2021, ai detyroi Bankën Qendrore të ulë normat e interesit nga 19% në 14% midis shtatorit dhe dhjetorit, duke shkaktuar kolaps të monedhës.

Inflacioni në Turqi u rrit në 73.5% në maj, niveli më i lartë që nga dhjetori 1998, për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten. 

"Ne nuk kemi një problem inflacioni, por një problem të saktësisë së jetës," tha Erdogan.

Një vit para zgjedhjeve presidenciale, opozita dhe shumë ekonomistë akuzojnë zyrën e statistikave (Tüik) për nënvlerësimin e shkallës së vërtetë të inflacionit.

Sondazh

Poll