Politike

Bllokimi ndaj ministrit rus, Berisha: Lavrov tha se po shkonte në Beograd për Ballkanin e Hapur

Berisha thotë se Lavrov do të shkonte në Beograd për projektin e Ballkanit të Hapur.

6 Qershor 2022, 14:02 Nga DOSJA
Bllokimi ndaj ministrit rus, Berisha: Lavrov tha se po shkonte në Beograd
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar bllokimin që iu bë Sergey Lavrov në Serbi pasi shtetet Ballkanike nuk lejuan avionin e tij mbi hapësirën ajrore. Berisha thotë se Lavrov do të shkonte në Beograd për projektin e Ballkanit të Hapur.

Reagimi i Berishës

Goebelsi i Vladimir Putinit, Lavrov i del zot  Ballkanit te Hapur si projekt rus! Pas ndalimit qe i beri Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, avionit te tij per te fluturuar ne hapsiren ajrore te ketyre vendeve per ne Beograd, Goebbelsi i diktatorit gjaksor Putin ju deklaroi mediave serbe se ai po shkonte ne Beograd per projektin e Ballkanit te Hapur. Te dashur miq, kjo provon se Edi Rama vasal i Aleksander Vuçiç me Ballkanin e Hapur kerkon te vendosi Shqiperine vendin anetar te NATOs nen hegjemonine e Serbise dhe influencen direkte te Rusise. Konkretisht Lavrov deklaroi per mediat serbe: “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur-tha ministri i Jashtëm rus. Me kete rast pershendes perzemersisht vendimet e qeverive te vendeve anetare te NATO-s per ndalimin fluturimit te avionit te ministrit te Putinit ne hapsiren e tyre ajrore dhe denoj me forcen me te madhe aktin antikombetar, anti europian te Edi Rames, mbeshtetjen nga ana e tij te projektit ruso-serb te Ballkanit te Hapur. sb

Sondazh

Poll