Bota

Lavrov e thotë hapur: Ballkani i Hapur është nismë serbe, BE dhe NATO nuk e duan, ne po

Shefi i diplomacisë ruse u shpreh se Rusia e mbështeste këtë pavarësisht kundërshtimeve të Brukselit.

6 Qershor 2022, 14:00 Nga DOSJA
Lavrov e thotë hapur: Ballkani i Hapur është nismë serbe, BE
Lavrov

RUSI- Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov e ka thënë hapur se “Ballkani i Hapur” është një nismë që i shërben më shumë Serbisë. Shefi i diplomacisë ruse u shpreh se Rusia e mbështeste këtë pavarësisht kundërshtimeve të Brukselit. Lavrov shton se Brukseli nuk dëshiron që ai dhe zyrtarët serbë të diskutojnë “partneritetin strategjik në zhvillim të shpejtë, si dhe çështjet ndërkombëtare” dhe se kjo privon një shtet sovran të ushtrojë të drejtën e tij. 

“BE do që të aplikojë një projekt të quajtur Ballkani i Mbyllur. Ne vlerësojmë nisjat kurajoze të ndërmarra nga Serbia dhe Presidentit Vuçiç, i cili ka theksuar se nuk do të angazohet në veprime kundër Rusisë, edhe pse BE do që vendet kandidate të rreshtohen në veprime rusofobike. Siç duket qartë, ata që lëvizin fijet në Bruksel nuk e duan këtë. Ata nuk duan që ne të mbështesin Beogradin, përfshi Ballkanin e Hapur. Duket qartë që ata që janë Bruksel, por edhe NATO duan të aplikojnë në Ballkan projektin e Ballkanit të Mbyllur,"- tha Lavrov. 

Ballkani i Hapur është iniciativë që është inicuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ndërkohë Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina vazhdojnë ta refuzojnë. Mali i Zi që ka dhënë sinjale se mund t’i bashkohet kësaj iniciative.

Sondazh

Poll