Politike

Berisha: Gazetarët janë në shërbim të Ramës, të shtypur nga autokracia

Ai ka ripostuar një status të akademikut Artan Fuga.

5 Qershor 2022, 19:28 Nga DOSJA
Berisha: Gazetarët janë në shërbim të Ramës,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, shkruan se nënshtrimi i mediave nga qeveria dhe kronikat orëelliane të gazetarëve të shtypur janë tipar thelbësor i autokracisë së Edi Ramës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha referuar inagurimit të Parkut Zoologjik në Tiranë nga kryeministri Rama dhe shton se gazetari nga frika e Ramës dhe pronarit të tij nuk flet për parkun dhe banorët e tij, por duke shkelmuar profesionalizmin kthehet në shërbim të Ramës. Ai ka ripostuar një status të akademikut Artan Fuga.

Statusi i plotë i Berishës:


Liria e mediave ne gijotine! Nenshtrimi i mediave nga qeveria dhe kronika orëelliane te gazetareve te shtypur jane nje tipar thelbesor i autokracise se Edi Rames. Ketu me poshte keni reagimin e forte te Prof Artan Fuges ndaj nje rasti tipik te kesaj dukurie, pasqyrimit që iu bë në media inaugurimit te Parkut Zoologjik në Tiranë nga kryeministri Edi Rama.  Ne kroniken e tij gazetari, nga frika e Edi Rames dhe pronarit te tij nuk flet per parkun dhe banoret e tij, kafshet e egra por duke shkelmuar profesionalizmin kthehet i teri ne sherbim te Old Mayer pra te Edvinit.

Ju ftoj ta lexoni statusin e Prof Fuges. sb
Postimi i plotë:
Uaaa çfarë gazetarie!!!
Nuk e le media gazetarin apo gazetaren të raportojë si duhet me profesionalizëm!
Imagjino edhe kur inagurohet Parku Zoologjik në Tiranë, media raporton se çfarë tha kryeministri!
O Zot, ku kemi rrëshkitur!
Po thuaj o gazetar a gazetare cfarë kafshësh ka? A ka kafshë të egra a të buta? A ka tigra, luanër, elefantër, pula, pata, ujq, gomerë, çfarë ka brenda?
Se mos ka edhe shpezë shtëpiake a dhi, dele, e lama se ajo nuk është ferma e kafshëve të Orëellit, por nuk është as vathë a qymez kooperative!
Sa kanë kushtuar?
Ku i kanë gjetur?
Sa vende pune hapen?
Sa lekë është bileta?
Sa na kushton mbajtja?
Me çfarë do t’i ushqejnë?
Sa respektohen të drejtat e kafshëve?
A përfaqësohet e gjithë bota e faunës shqiptare, po ballkanike?
Këto na thuaj a derëbardhë, lërini propagandat t’i bëjë tjetër kush! Raportoni për publikun!

Sondazh

Poll