Politike

Për dore me Zahon, Rama shfaqet më sportive se kurrë, kalon të dielën në Nivicë

Me vete ka marrë edhe djalin e vogël, Zaho, të cilin e mba për dore dhe i tregon ambientin.

5 Qershor 2022, 19:24 Nga F.M
Për dore me Zahon, Rama shfaqet më sportive se kurrë, kalon
Edi Rama dhe Zaho

TEPELENË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta kalojë këtë të dielë në Nivicë, në një kamp turistik që është ngritur nga një çift investitorësh suedezë. Larg costume të politikës, Rama shihet që ka ndërruar totalisht pamje për këtë të dielë. Ai mban veshur një bluzë ngjyrë portollai e pantallona të bardha. Me vete ka marrë edhe djalin e vogël, Zaho, të cilin e mba për dore dhe i tregon ambientin.

“CampNivica - Aty ku mes natyrës magjike një çift investitorësh suedezë kanë ngritur një EkoResort model, shembull fantastik i mençurisë dhe respektit për natyrën, i cili tregon se si mund të krijohet një sipërmarrje turistike me shumë mend e jo shumë fonde, e ku sot Nivica ka nderin të ketë mik special kryeministrin e famshëm të Suedisë, Göran Persson,”- shkruan Rama krah videos që ka publikuar vetë në rrjetet sociale.

Sondazh

Poll