Politike

Nga zyrat e KLSH-së drejt titullit Zonjë e Parë, njihuni me Armanda Begajn, gruan e presidentit

Armanda dhe Bajrami kanë dy djem të moshave 21 dhe 18 vjeç. Të dy të rinjtë kanë zgjedhur të ndjekin rrugën e të atit, pasi studiojnë për mjekësi.

5 Qershor 2022, 18:45 Nga F.M
Nga zyrat e KLSH-së drejt titullit Zonjë e Parë, njihuni me
Barjam dhe Armanda Begaj

TIRANË- Familja Presidenciale në Shqipëri ka katër anëtarë. Dosja.al ju prezanton sot me Zonjën e Parë të vendit, Armanda Begaj. Kjo e fundit është bashkëshortja e Bajram Begajt, kandidatit të Partisë Socialiste që u zgjodh si pasuesi i Ilir Metës me 78 vota pro në Kuvend.

Armanda Ymeri Begaj rezulton të ketë punuar edhe në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Armanda dhe Bajrami kanë dy djem të moshave 21 dhe 18 vjeç. Të dy të rinjtë kanë zgjedhur të ndjekin rrugën e të atit, pasi studiojnë për mjekësi.

Nga zyrat e KLSH-së drejt titullit Zonjë e Parë, njihuni me
Armanda Begaj

Shqipëria me Ilir Metën President ka Zonjë të Parë vajzën e Kreut të Shtetit, Era. Kjo pasi bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi ka preferuar të angazhohet me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Sondazh

Poll