Aktualitet

110 mln euro dëmshpërblim, gjykata e ICSID urdhëron Shqipërinë t’i paguajë paratë Becchetti-t

25 Korrik 2019, 12:07 Nga DOSJA
110 mln euro dëmshpërblim, gjykata e ICSID urdhëron

TIRANË- Gjykata e CSID Tribunal ka urdhëruar Shqipërinë të paguajë 110 milionë euro si dëmshpërblim për biznesmenin italian, Francesco Becchetti pas mbylljes së “Agon Channel”. Becchetti arriti që të provonte se në Shqipëri ishte objektivi i një sulmi të motivuar politikisht.

Becchetti pohoi se sulmi ishte i motivuar pjesërisht nga kritikat që “Agon Channel” kishte bërë për qeverinë shqiptare.

Kryeministri aktual i shtetit Edi Rama njoftoi në 2015 se “ne kemi shpallur një luftë” kundër pronarëve të Agonset. Stacioni televiziv më vonë u largua nga biznesi pasi pajisjet e tij u sekuestruan nga qeveria.

Sipas Becchetti, gjykata e ICSID-it, njëzëri e gjeti Shqipërinë përgjegjës për shpronësimin e paligjshëm të Agonset-it në kundërshtim me traktatin dypalësh të investimeve italiane-shqiptare dhe urdhëroi atë të paguajë paditësit 110 milion € dëmshpërblim të drejtpërdrejtë plus kostot dhe interesat.

Tribunali është cituar të ketë gjetur se provat fuqimisht mbështesin një konkluzion se vendimet e sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër paditësve.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 110 milione euro per becchetin becchetti fiton gjyqin ndaj rames edi rama mbyllja e agon channel 110 milione euro per becchetin becchetti fiton gjyqin ndaj rames edi rama mbyllja e agon channel

Sondazh

Poll