Aktualitet

“Të shembet Teatri”, Raimonda Bulku përgënjeshtron Ramën: Ruaj traditën, mos shkul të vjetrin

25 Korrik 2019, 12:18 Nga DOSJA
“Të shembet Teatri”, Raimonda Bulku përgënjeshtron

TIRANËAktorja e njohur Raimonda Bulku ka reaguar  në postim në rrjete sociale, në përgjigje të postimit të kryeministrit Rama, për një një deklaratë të dhënë prej saj, lidhur me nevojën për të pasur një teatër të ri.

Artistja Bulku shpreh keqardhjen qe nuk ndodhet mes kolegeve ne teatër, pasi është jashtë, duke mbajtur mbesën, për të  cilën dëshiron të bëhet aktore teatri.

Postimi i plotë i Rajmonda Bulkut:

Une jam per nje teater te ri, dhe i qendroj deklaratave te mia, por jo ne dhunim te ligjeve, kolegeve, miqve e shokeve te mi!
Respekto traditen!
Ruaje historine!
Nderto teater te ri, jo duke shkulur te vjetrin! Jam larg dhe me vjen keq qe mungoj te jem mes kolegesh ne teater …!!!! Ne krahet e mi mbaj mbesen time qe me mrekullon dhe deshiroj qe te behet aktore teatri….!!!

Situata gjatë natës ka kaluar e qetë, ndërsa në mëngjes janë shtuar qytetarët që mbështesin kauzën. Në mesditë është nënshkruar marrëveshja mes PD dhe Aleancës që ku shtohet se kur opozita të vijë në pushtet Teatri, të shpallet monument kulture dhe të anulohet ligji special. Rama ka reaguar tre herë duke sulmuar artistët, ndërsa  Veliaj ka thënë se projekti do të shkojë deri në fund.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ngujimi te teatri raimonda bulku shembja e teatrit kombëtar edi rama ngujimi te teatri raimonda bulku shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll