Aktualitet

I quajti minorancë mbrojtësit e godinës, sondazhi i Follow Business “rrëzon” Ramën për shembjen e Teatrit

25 Korrik 2019, 12:51 Nga DOSJA
I quajti minorancë mbrojtësit e godinës, sondazhi i Follow

TIRANË- Revista kërkimore në Institutin Paqësor për Kërkimin dhe Vlerësimin në zonën e Uashingtonit, ‘Follow Business Albania’DC ka publikuar një sondazh elektronik, të Eduard Zaloshnjës.

Ky sondazh ka të bëjë me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe sipas kësaj reviste, në kampion u morën 1024 persona të rritur që jetojnë në kryeqytet.

Rezultatet e këtij sondazhi kanë dalë 50 me 50. Siç duket numri i përqindjes së atyre që duan të prishet Teatri, me numrin e atyre që kundërshtojnë prishjen e godinës ekzistuese, është i njëjtë.

Ndërsa kufiri i gabimit të mostrave për këtë sondazh rezulton plus minus 3 pikë përqindjeje.

Ndërkohë, më herët kryeministri Edi Rama reagoi me një postim në Facebook, ku shkruante:“Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar.”

Situata gjatë natës ka kaluar e qetë, ndërsa në mëngjes janë shtuar qytetarët që mbështesin kauzën. Në mesditë është nënshkruar marrëveshja mes PD dhe Aleancës që ku shtohet se kur opozita të vijë në pushtet Teatri, të shpallet monument kulture dhe të anulohet ligji special. Rama ka reaguar tre herë duke sulmuar artistët, ndërsa  Veliaj ka thënë se projekti do të shkojë deri në fund.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama follow business albania ngujimi te teatri shembja e teatrit kombëtar edi rama follow business albania ngujimi te teatri shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll