Aktualitet

Grabitja me armë e bankës në Koplik, arrestohen 3 autorët, gjendet kallashnikovi

Policia ka arrestuar si autorë të dyshuar dy vëllezër dhe bashkëpunëtorin e tyre ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër. Gjatë kontrollit në banesën e një prej autorëve, janë gjendur radio e uniforma e policie.

5 Qershor 2022, 13:05 Nga DOSJA

 

Grabitja me armë e bankës në Koplik, arrestohen 3 autorët,
Grabitja

 

SHKODËR- Grabitja e një banke të nivelit të dytë në Koplik të Shkodrës është zbardhur pas 1 muaji policia e shtetit.

Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe, janë tre personat e arrestuar nga policia si autorë të dyshuar. Tre personat në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë hyrë në degën e bankës në Koplik, Malësi e Madhe dhe kanë marrë vlera të konsiderueshme monetare.

Policia ka zbuluar se këta persona kanë përdorur 2 armë zjarri dhe një automjet tip “Golf 3”, pa targa, të cilin pas realizimit të grabitjes, e kanë braktisur dhe e kanë djegur tek vendi i quajtur “Rrethrrotullimi i Bajzës”, Koplik. Pas djegies së mjetit, nën kërcënimin e armëve, kanë ndaluar në rrugë automjetin me drejtues shtetasin T. L., të cilit ia kanë marrë me forcë automjetin dhe më pas janë larguar më shpejtësi në drejtim të fshatit Shegan, Njësia Administrative Kastrat, ku dhe e kanë braktisur këtë mjet. 

Aautorët e dyshuar dy armët e zjarrit i kanë hedhur në ujë, në  “Syrin e Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës. Me punën e polumbarëve është arritur që një kallashnikov të gjendet, ndërsa arma tjetër ende nuk është gjetur. 

Gjatë kontrollit të bërë në banesën e autorëve, si rezultat i operacionit ‘Syri i Sheganit’ janë gjendur radio e uniforma e policie. Në shtëpinë e Bekim Gurrajt u gjetën dy radio marrëse-dhënëse si të Policisë, bluzë dhe kapele si të Policisë, por edhe disa veshje të cilat ai i ka përdorur disa ditë përpara grabitjes, për të vëzhguar ambientin e jashtëm të filialit të bankës. Policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e Albin Shabaj, i afërm i autorëve që janë të dyshuar për grabitjen e bankës. Në shtëpinë e tij u sekuestruan 9 kilogramë kanabis, e për pasojë ra në pranga, si u arrestuan edhe vëllai i tij Altin Shabaj, dhe babai, Ermir Shabaj.

Momenti i hyrjes së autorëve në bankë është bërë publike në media. Në foto shfaqet një personi i  maskuar me armë në dorë, i cili siç duket ka si “peng” rojën e sigurimit. Gjithashtu janë siguruar edhe pamjet e armës që u përdor për grabitje, e cila u gjet në ujë në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës. Deri tani, polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e njërës prej armëve të zjarrit, konkretisht një armë zjarri kallashnikov dhe po kërkohet për armën tjetër.

Ngjarja ndodhi më datë 09.05.2022, në Koplik, Malësi e Madhe. Autorët, nën kërcënimin e armës dhe dhunës, morën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare, në një bankë. Tre grabitësit kanë arritur që të marrin 10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 lekë ( te reja).

Sondazh

Poll