Aktualitet

Media greke 'zgjedh' President të Shqipërisë ushtarakun e gabuar

'Protothema' ka shoqëruar lajmin e zgjedhjes së Presidentit të Shqipërisë me foton e gabuar.

5 Qershor 2022, 10:41 Nga DOSJA
Media greke 'zgjedh' President të Shqipërisë ushtarakun
Ushtaraku dhe Bajram Begaj

GREQI- Presidenti i ri i Shqipërisë ka bërë jehonë në mediat jashtë vendit. Votimi në Kuvendin e Shqipërisë për zgjedhjen e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura Bajram Begaj si president të vendit, mori vëmendjen edhe të mediave fqinje. Mirëpo, raportimi u has në një problem të vogël pasi 'Protothema' mban në artikull një ushtarak tjetër e jo Begajn. 

Media greke 'zgjedh' President të Shqipërisë ushtarakun

'Me 78 vota pro në parlamentin 140 anëtarësh, Begai do të jetë president i Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme.'- shkruan media greke duke përdorur imazhin e një personaliteti tjetër. 

Begaj u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake.

Sondazh

Poll