Aktualitet

Po transportonte drejt kufirit 2 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 54-vjeçari në Kakavijë

Ai u arrestua pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, duke transportuar, kundrejt fitimit, 2 shtetas shqiptarë

5 Qershor 2022, 12:04 Nga DOSJA
Po transportonte drejt kufirit 2 emigrantë të paligjshëm,
Kakavije

KAKAVIJË- Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia në Kakavijë pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Ai u arrestua pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, duke transportuar, kundrejt fitimit, 2 shtetas shqiptarë, me qëllim që të kalonin kufirin për në Greqi, në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

NJOFTIMI I POLICISË:

U kap në flagrancë, në afërsi të PKK Kakavije, duke transportuar 2 shtetas, që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 54-vjeçari. Sekuestrohen një automjet dhe një aparat celular. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, kanë bërë arrestimin e shtetasit H. A., 54 vjeç, banues në Mallakastër. Ky shtetas u arrestua pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, duke transportuar, kundrejt fitimit, 2 shtetas shqiptarë, me qëllim që të kalonin kufirin për në   Greqi, në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Sondazh

Poll