Aktualitet

Kush e ekzekutoi Naim Bajrin në Shkodër? Policia: Janë ngritur disa grupe hetimore

Sipas policisë, hetimet vijojnë, por nuk mund të bëhen të ditura detajet për shkak të sekretit hetimor.

5 Qershor 2022, 10:36 Nga DOSJA
Kush e ekzekutoi Naim Bajrin në Shkodër? Policia: Janë ngritur
Naim Bajri

SHKODËR- Kanë kaluar 3 ditë nga vrasja e Naim Bajrit e ende nuk ka një person të arrestuar në lidhje me ngjarjen. Drejtues të policisë së Shkodrës, në një dalje për mediat u pyetën në lidhje me ngjarjen kriminale që ndodhi më 2 qershor në këtë qytet, ndërsa u bë me dije se po vijojnë hetimet. Sipas policisë, hetimet vijojnë, por nuk mund të bëhen të ditura detajet për shkak të sekretit hetimor.

Pyetje: A është zbuluar kush e ekzekutoi Naim Bajrin?

Drejtuesi i policisë: Janë mbledhur grupet hetimore dhe vazhdon puna. Detaje nuk mund të japim për shkak të sekretit hetimor. Ka grupe të dedikuara hetimore të përbëra nga specialistët më të mirë të policisë.

Naim Bajri u ekzekutua me armë zjarri tre ditë më parë teksa po konsumonte kafenë e mëngjes pranë punës së tij në 'markatën e peshkut' në lagjen 'Rus'.

Sondazh

Poll