Aktualitet

VD- Arrestimi i autorëve të grabitjes së bankës, momenti kur polici nxjerr armën nga uji

Në pamjet e policisë shfaqet dhe momenti kur efektivi nxjerr nga uji armën kallashnikov që është përdorur gjatë grabitjes nga autorët.

5 Qershor 2022, 11:07 Nga DOSJA
VD- Arrestimi i autorëve të grabitjes së bankës, momenti kur
Polici

SHKODËR- Këto janë pamjet e publikuara nga policia e shtetit në Facebook, në kuadër të operacionit  “Syri i Sheganit”. Në video shfaqet momenti kur vihen në pranga  autorët e arrestuar për grabitjen e bankës në Koplik. Në pamjet e policisë shfaqet dhe momenti kur efektivi nxjerr nga uji armën kallashnikov që është përdorur gjatë grabitjes nga autorët.

Autorët kanë përdorur 2 armë zjarri dhe një automjet tip “Golf 3”, pa targa, të cilin pas realizimit të grabitjes, e kanë braktisur dhe e kanë djegur tek vendi i quajtur “Rrethrrotullimi i Bajzës”, Koplik. Pas djegies së mjetit, nën kërcënimin e armëve, kanë ndaluar në rrugë automjetin me drejtues T. L., të cilit ia kanë marrë me forcë automjetin dhe më pas janë larguar më shpejtësi në drejtim të fshatit Shegan, Njësia Administrative Kastrat, ku dhe e kanë braktisur këtë mjet.

Autorët i hodhën në ujë armët, në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës. 

Sondazh

Poll