Aktualitet

'Shtëpi bari' në Shkodër/ Arrestohet pronari, djali arratiset, vajza vihet në hetim

Në pranga ka përfunduar Ramiz Nikdukaj, 64 vjeç, banues në Koplik.

5 Qershor 2022, 10:13 Nga DOSJA

 

'Shtëpi bari' në Shkodër/ Arrestohet pronari, djali
Shtepi bari

SHKODËR- Një ambient i përshtatur për kultivim lënde narkotike është zbuluar në Shkodër. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Hamdi Fjora doli në një konferencë për mediat zbuloi se janë sekuestruar 31 kilogramë kanabis dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llampave. 

Në pranga ka përfunduar Ramiz Nikdukaj, 64 vjeç, banues në Koplik. Në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan rreth 22 kilogramë kanabis sativa, 455 bimë narkotike të kultivuara në ambientin me llamba, si dhe 245 bimë të tjera narkotike të kultivuara në oborrin përreth banesës.

Nikdukaj u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike.”

E po ashtu, u arrestuan në flagrancë edhe A. L, 43 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, dhe B. K., 64 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi u kapën në flagrancë duke punuar në ambientin në të cilin kultivoheshin bimët narkotike, me anë të llambave. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Almir Nikdukaj (djali i Ramiz Nikdukaj), dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. N.(vajza e shtetasit Ramiz Nikdukaj).

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, 2 elektricistë të zonës, shtetasit P. I. dhe G. B.

Sondazh

Poll