Politike

"Paditë në këtë vend janë sport kombëtar", Rama i quan muhabete pa lidhje akuzat për Bajram Begajn

Rama tha se padi në Shqipëri janë aq të shumta saqë janë kthyer në sport kombëtar. 

4 Qershor 2022, 19:22 Nga DOSJA
"Paditë në këtë vend janë sport
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentojë akuzat që vijnë nga opozita dhe raportimet mediatike se presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj është i implikuar në dhënien e bazave ushtarake detare tek privatët për ndërtime. Rama tha se padi në Shqipëri janë aq të shumta saqë janë kthyer në sport kombëtar. 

Pyetje: Padi në SPAK për Begajn?

Edi Rama: Janë muhabete pa lidhje fare. Padira në këtë vend ka shumë, janë sporte kombëtare që janë zhvilluar shumë me proceset demokratike, sepse më parë bëhej në formën e letrave anonime. S'më bën përshtypje ky fakt. Më vjen mirë që kemi mdundur t'i japim shqiptarëve një shembull se nuk jemi këtu për vete, por për ta dhe me ta.

Sondazh

Poll