Politike

Kush "tradhëtoi"? 1 nga 6 deputetët e opozitës votoi kandidatin e Ramës

Në sallë kanë qenë të pranishëm, 3 deputetë të Lëvizjes Socialiste për Intregrim, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho. Ndërsa të tjerët ishin aleatët e Partisë Demokratike, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Nusret Avdullai, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.

4 Qershor 2022, 19:09 Nga k.m
Kush "tradhëtoi"? 1 nga 6 deputetët e opozitës votoi
Foto nga Kuvendi

TIRANË- Opozitës i rrjedh një votë pro presidentit të ri të zgjedhur nga kryeministri Edi Rama. Për të vendosur Bajram Begajn në postin e kreut të shtetit, 1 nga 6 deputetët e opozitës ka votuar pro, por nuk dihet se për kë bëhet fjalë. Në sallë kanë qenë të pranishëm, 3 deputetë të Lëvizjes Socialiste për Intregrim, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho. Ndërsa të tjerët ishin aleatët e Partisë Demokratike, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Nusret Avdullai, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi. Një nga të tre ka votuar pro kreu të shtetit, duke thyer aleancën mes opozitës.

Sondazh

Poll