Politike

E FORTË/ Berisha kundër Metës: Shkeli Kushtetutën për Begajn, presidenti s'ka fuqi jashtë vendit!

Zgjedhja e Bajram Begajt në krye të shtetit ka sjellë një përplasje mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Kryetari i PD i doli kundër presidentit në ikje për dekretin e pranimit të largimit nga detyra të Begajt, që ishte edhe "procedura" e fundit që e pengonte atë për tu votuar sot si president. 

4 Qershor 2022, 18:28 Nga f.g

E FORTË/ Berisha kundër Metës: Shkeli Kushtetutën për

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë kundër dekretit të Presidentit në largim Ilir Meta, i cili dekretoi sot lirimin nga detyra të kandidatit për President, Bajram Begaj. Jashtë Kuvendit, pasi brenda seancës nuk iu dha fjala Berisha tha se akti  i Metës është një shkelje e rëndë kushtetuese, pasi dekretet jashtë Shqipërie nuk kanë fuqi. Berisha shpjegoi se kur del jashtë vendit, presidenti i Republikës është kryetar Parlamenti. 

"Vijmë tek dekreti i presidentit Meta. Në të drejtën kushtetuese europiane, dekreti e humbet fuqinë. As në Ambasadë nuk quhet. Kur je jashtë vendit, kryetari i shtetit je kryetar parlamenti, vende të tjera nuk e kanë këtë të drejtë. Ndryshoi hesapi tani. Nuk e imagjinonim që të kishte shkelje aq flagrante të kushtetues. Këtë deklaratë donim ta bënim në Kuvend. Po shkelmohet Kushtetuta."-tha Berisha.

Por si u "mbrojt" maxhoranca? Fill pas Berishës, për mediat doli në sqarim kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Balla tha se firma e Metës është marrë brenda ambienteve të konsullatës shqiptare në Stamboll, rrjedhimisht tokë shqiptare, duke legjitimuar dekretin e Presidentit.

"Kushtetuta është shumë e qartë, raporti i Komisionit të Ligjeve e ka sqaruar. Fantazmat kanë problem me gjeografinë. Të thuash që kjo çështje, që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por është turke, është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë, apo gjykatën e Parisit që e ka bërë gjykatë amerikane se nuk shkon dot vetë në Amerikë."-tha Balla. 

Bajram Begaj është kandidati i Partisë Socialiste për të marrë postin e Presidentit të Republikës. Begaj mbante aktualisht postin e Komandantit të Forcave të Armatosura dhe gradën gjeneral. Zgjedhja e tij në raundin e katërt me 71 vota "pengohej" nga posti dhe grada e gjeneralit, por bashkëpunimi i "heshtur" me presidentin Ilir Meta e zgjidhi ngërçin. Edhe pse ndodhej në Stamboll në një vizitë zyrtare, kreu i Shtetit e dekretoi largimin nga detyra të Begajt duke mundësuar zgjedhjen si President. Ky vendim tashmë ka hapur përplasjen me Berishën. Ku do të "ankohet" PD? 

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2022, 18:06 I.A

Votimi i Begajt, nis seanca plenare 

Lindita Nikolla TIRANË- Seanca plenare për zgjedhjen e Presidentit ka nisur. Sot do të zgjidhet kandidati i propozuar nga PS-ja Bajram Begaj...