Politike

PD shkoi në seancën e votimit të Begajt, ironia e Bardhit: Ky është qendrim opozitar i vërtetë

Bardhi ironizon praninë e grupit Berisha në parlament

4 Qershor 2022, 18:33 Nga f.g
PD shkoi në seancën e votimit të Begajt, ironia e Bardhit: Ky
Gazment Bardhi, deputet

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas votimit në Parlament të kandidaturës së Bajram Begajt. Në një postim në rrjetet sociale, teksa ironizon praninë e grupit parlamentar të PD në parlament, Bardhi thotë se "ky është një qendrim opozitar i vërtetë".

REAGIM I GAZMENT BARDHIT

Nuk bojkotojmë, por nuk votojmë. Dmth “bëjmë sehir”! Pra shkojmë në Kuvend si dëshmitarë për të legjitimuar procesin dhe me atë rast marrim edhe rrogën! Ky po është qëndrim opozitar i vërtetë.

Kuvendi voton sot në raundin e katërt emrin e komandantit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për postin e Presidentit, Bajram Begaj. Begajt i duhen vetëm 71 votat e Partisë Socialiste për tu zgjedhur në postin e kreut të shtetit. 

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2022, 18:06 I.A

Votimi i Begajt, nis seanca plenare 

Lindita Nikolla TIRANË- Seanca plenare për zgjedhjen e Presidentit ka nisur. Sot do të zgjidhet kandidati i propozuar nga PS-ja Bajram Begaj...