Politike

'Meta firmosi dekretin jashtë Shqipërisë', Balla- Berishës: Firma në tokë shqiptare, ta çojë në GJK

Taulant Balla tha se presidenti Ilir Meta kishte firmosur dekretin për lirimin në tokë shqiptare, në Konsullatën në Stamboll.

4 Qershor 2022, 18:38 Nga k.m
'Meta firmosi dekretin jashtë Shqipërisë', Balla-
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Sali Berisha lidhur me dekretimin për lirimin nga detyra të shefit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Balla tha se presidenti Ilir Meta kishte firmosur dekretin për lirimin në tokë shqiptare, në Konsullatën në Stamboll. Ndërkohë që ftoi Berishën që për pretendimet e tij ta dërgonte çështjen në Gjykatë Kushtetuese.

“Kushtetuta është shumë e qartë, raporti i Komisionit të Ligjeve e ka sqaruar. Fantazmat kanë problem me gjeografinë. Të thuash që kjo çështje, që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por është turke, është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë, apo gjykatën e Parisit që e ka bërë gjykatë amerikane se nuk shkon dot vetë në Amerikë. Nëse Sali Berisha është i kënaqur nga Ilir Meta, e do ta shohë për kohën e mbetur në GJK, ta provojë. Pse nuk morët kohë ta konsultonit? E kemi thënë, PS ka vendosur një standard, të ndarë në dy faza. Dëshira për të dialoguar me opozitën. Opozita shpalli bojkot. është e rëndë që PD nuk ka mësuar asgjë nga gabimet e të shkuarës. Të mos harrojë asnjë deputetë që këtu është përfaqësues i qytetarëve. Begaj kishte gradë kur dorëzuat kandidaturën? Hodhi ai një gur në lumë, duhet të ndajmë propozimin, nga e zgjedhura. Kushtetuta e thotë, por nuk e thotë që nuk duhet të propozohen. Nëse nuk do të kishte dekret për lirimin, kjo do hante diskutim. Të ndjekim situatën e votimit tani. Mendoj që sot, zoti Bajram Begaj është një kandidaturë konsensuale dhe do jetë i tillë. PS nuk propozoi një kandidat as nga brenda vetes, as nga politika. Ka shërbyer me përpikmëri dhe atdhedashuri. Këto janë vlerat që duhet të përfaqësojë presidenti i republikës. Duhet të ketë dashuri për atdheun presidenti i republikës,”-tha Balla ndër të tjera.

Po ashtu, për mediat jashtë Kuvendit, Berisha tha se dekreti i Metës nuk ishte i vlefshëm sepse ishte firmosur jashtë vendit, duke e akuzuar kreun e shtetit se po “shkelmonte” Kushtetutën.

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2022, 18:06 I.A

Votimi i Begajt, nis seanca plenare 

Lindita Nikolla TIRANË- Seanca plenare për zgjedhjen e Presidentit ka nisur. Sot do të zgjidhet kandidati i propozuar nga PS-ja Bajram Begaj...