Politike

Rama komenton zgjedhjen e Bajram Begajt president: Humanist, normal...

Rama tha se votimi dhe procesi nuk kanë rëndësi.

4 Qershor 2022, 19:16 Nga f.g

Rama komenton zgjedhjen e Bajram Begajt president: Humanist, normal...

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e quajti pa rëndësi faktin se kandidatura e PS për president, Bajram Begaj nuk është një president mbi palët. Rama tha se rëndësi ka që u zgjodh një njeri i përkushtuar dhe humanist si Begaj. 

"Reagim pa lidhje që do të thotë se i kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në kuadër të humanizmit dhe patjetër dhe përkushtimit për vendin dhe njerëzit."-tha Rama jashtë Kuvendit.

Pyetje nga gazetarja Ambrozia Meta: A nuk ju vjen keq që nuk zgjodhët një President mbi palët? Si ndiheni?

"Nuk ka asnjë rëndësi se cili ka qenë përfundimi i procesit, rëndësi ka qe procesi u kurorëzua me një provë për të gjithë se PS është këtu për më të mirën dhe njerëzit. Zgjedhjet dhe vendimi ynë është në interes të vendit dhe shqiptarëve, jo të njërës palë."-tha Rama.

 

Sondazh

Poll