Politike

Begaj për president, Berisha akuza të forta: Rama është korruptuar me pronat e ushtrisë, precident i rrezikshëm

Berisha tha se precedenti Begaj është i rrezikshëm, pasi Rama ka marrë peng "kreun e shtetit".

4 Qershor 2022, 18:17 Nga DOSJA
Begaj për president, Berisha akuza të forta: Rama është
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është korruptuar me pronat e Ushtrisë për të zgjedhur Komandantin e Forcave të Armatosura, Bajram Begaj si president. Në një prononcim për mediat nga jashtë Kuvendit, Berisha tha se precedenti Begaj është i rrezikshëm, pasi Rama ka marrë peng "kreun e shtetit".

PJESE NGA FJALA E BERISHES:

Nga karrigia e shefit të shtabit, në karrigen e kreut të shtetit, duke shkelur në mënyrën më të hapur nenin 167 të Kushtetutës. Thotë qartë se një ushtarak nuk mund të zgjidhet në detyra të tjera. Kandidati që votohet sot, nis udhën e tij duke shkelmuar me dy këmbët kushtetutën. Kandidon për president si shef i shtabit të Ushtrisë. Pretendimi se ai dha dorëheqjen ka 0 vlerë për arsye se për ushtrakun jo dorëheqja, por miratimi i lirimit nga detyra, e çliron nga detyrimet ushtrarake. Akti i dorëheqjes është i pavlerë. Ju lutem, unë po flas fillimin. Zotit Meta i është dërguar çdekretimi dhe dekretimit. Por nuk ka shkuar për asnjë arsye tjetër përveçse si kandidat. Në historinë e botës së lirë. është procedurë e rrezikshme për vendin. Rama është korruptuar me pronat e ushtrisë, e një shef tjetër shtabi mund të marrë peng dhunën dhe ushtrinë e forcën e saj, me këtë precendent kreun e shtetit. Një rast që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e botës dhe vendeve të lira, ndodh për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar. SKAPI i partisë tha se nuk kam hetim për zotin Begaj por hap çështje. Nuk mundet që të hap çështje për këtë punë, hap çështje dhe thotë që e zgjidha problemin. Jam njohur për prona si afera, por për raste kontrete jam njohur sot. 

(f.g;k.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2022, 18:06 I.A

Votimi i Begajt, nis seanca plenare 

Lindita Nikolla TIRANË- Seanca plenare për zgjedhjen e Presidentit ka nisur. Sot do të zgjidhet kandidati i propozuar nga PS-ja Bajram Begaj...