Bota

Gjermani: Kёrcёnohen xhamitё – Shteti duhet tё reagojё

25 Korrik 2019, 11:14 Nga DOSJA
Gjermani: Kёrcёnohen xhamitё – Shteti duhet tё reagojё

Nurhat Soykan mendon, se tani ka ardhur koha që shteti të reagojë. Pasi vetëm në korrik ka pasur kërcënime me bombë kundër xhamive në Iserlohn, Villingen-Shvenningen dhe në Mynih, si dhe në Këln kundër xhamisë qendrore të shoqatës së myslimanëve në Gjermani, DITIB, kompleksi më i madh i një xhamie në mbarë Gjermaninë, gjatë ditëve të fundit janë kërcënuar xhamitë edhe në Duisburg, Mannheim dhe Mainc.

Juristja 49 vjeҁare Nurhat Soykanë, është zëdhënëse e këshillit koordinues të myslimanëve (KRM) në Gjermani. KRM, e themeluar më 2007, është një platformë pune për katër organizata e mëdha islame në Gjermani.

Soykan kërcënimet e përsëritura i konsideron arsye të mjaftueshme për një apel urgjent ndaj autoriteteve gjermane: “Myslimanët janë thellësisht të pasigurtë. Shteti ka detyrim të marrë masa për forcimin e besimit”, deklaroi ajo (23.07) në Këln. Republika Federale ka përgjegjësi, që të gjithë njerëzit të jetojnë të lirë dhe të ushtrojnë besimin e tyre pa paasur frikë prej dhunës: “Bashkëjetesa jonë është e rrezikuar, e në këtë mënyrë edhe demokracia jonë. Kjo është e papranueshme.”

Shumë myslimanë ndihen të kërcënuar në Gjermani. Në vitin 2016 shumë protestonin kundër racizmit. Se sa të përhapura janë paragjykimet në shoqëri kundrejt myslimanëve e tregon edhe studimi i Fondacionit Friedrich Ebert (FES). Në një seri studimesh reprezntative që nga viti 2006, FES një herë në dy vjet hulumton pozicionimet ekstremiste të djathta në Gjermani. Studiuesit krahasojnë edhe paragjykimet kundrejt grupeve të ndryshme të popullsisë. Rezultati është, se një në pesë vetë të pyetur është shprehur me nënvleftësim ndaj mylaimanëve.

Në sfondin e pasigursë së krijuar, disa komunitete pej vitesh filluan të organizojnë seminare për vetëmbrojtjen.

Një gjë është e qartë: për xhamitë nuk ka aktualisht mbrojtje të vazhdueshme nga policia. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, është shprehur në mënyrë lapidare, se “edhe institucionet fetare mund të jenë në shënjestër të sulmeve terroriste. Nëse ka indikacione për rrezikimin e tyre masat e mbrojtjes do të përforcohen.”

Nurhan Soykut nga KRM është e mendimit, se “kërcënimet aktuale po minimizohen. Thirrjet tona për më shumë mbrojtje për xhamitë nuk kanë pasur efekt.” Ndonëse kërcënimet me bombë nuk fatmirësisht nuk janë vënë në veprim, myslimanët në rrethanat aktuale nuk ndihen të sigurtë kur shkojnë në xhami.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota besimi feja islame gjermani xhamia besimi feja islame gjermani xhamia

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2019, 10:34

Kinë-54-vjeçarja, Li Yanxia, e cila dikur u përshëndet si një filantrope për adoptimin e 118 fëmijëve, është dënuar me 20 vjet burg. Ajo u shpall fajtore...