Bota

Arrestohet me urdhër të Serbisë në Maqedoni, UÇK-ja kërkon lirimin e ish-ushtarit Morina

24 Korrik 2019, 17:44 Nga DOSJA
Arrestohet me urdhër të Serbisë në Maqedoni, UÇK-ja

MAQEDONI –Tomor Morina, ish-ushtari i UÇK-së është arrestuar mesditën e kësaj të mërkure nag policia maqedonase.

Shkak për arrestimin e tij është bërë fletarresti i lëshuar nga Serbia.

Ndërkohë forcat policore maqedonëse kanë vepruar në bazë të fletarrestit serb kundër Morinës.

OVL UÇK degët e Dukagjinit, kanë kërkuar të lirohet menjëherë Morina, dhe kanë bërë apel që të mos përsëritet më e njëjta gjë.

Ata janë shprehur se respektojnë Maqedoninë e Veriu, por jo urdhërat e Serbisë.

“Ne i respektojmë institucionet e Maqedonisë Veriore dhe të arriturat e tyre në rrugën euroatlantike, si dhe bashkëpunimin e saj me Republikën e Kosovës, por vendimet e Millosheviqit nuk duhet te zbatohen nga një shtet i civilizuar”, thuhet në reagimin e OVL UÇK degët e Dukagjinit.

Siaps burimeve të “Ekspres” brenda autoriteteve maqedonase është mësuar se Morina pritet të lirohet shumë shpejt.

Ndërsa akoma nuk është mësuar arsyeja e arrestimit.

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni arrestohet tomor morina fletarresti me urdher te serbise maqedoni e veriut arrestohet tomor morina fletarresti me urdher te serbise maqedoni e veriut

Sondazh

Poll